Një shprehje popullore gjermane thotë: “Me pyet nuk kushton para”

min lexim

Tani, këto ditë është bërë ‘lamsh’ puna, duke e akuzuar kryeakademik Mehmet Krajën se e paska botuar një analizë politike jo shkencore dhe jo akademike, madje ca filozofë e mendimtarë, të cilët nuk e kanë mbaruar as shkollën e mesme siç duhet, se lëre më fakultetin, e cilësojnë si pamflet politik analizën politike të Kryeakademik Kraja, ja pra deri këtu ka rënë katundi, akademia, dhe banorët e tij.

Me sa vijon më lejon të pyes!

1. A është ASHAK-u institucion i pavarur shkencor, arsimor dhe kulturor apo për cilin botim duhet ta merrë bekimin e politikës?

2 . Athua po të konsultohej mendimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për negociatat Serbi – Kosovë, me siguri nuk do të kishte asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën dhe situata në veriun e Kosovës nuk do të kishte rrëshqit në këtë qorrsokak.

3. Deri më tani përveç sulmeve brutale kundër analizës politike të kryeakademik Krajës, pak kush ka pohuar ndonjë fakt se ku çalon kjo analizë edhe pse nuk do duhej të publikohej?

4. Nëse eventualisht pas elaborimit dhe interpretimit shkencor të analizës së kryeakademik Krajës, rezulton që kemi të bëjmë me një të vërtetë, a jemi në gjendje për tu ballafaquar me të apo ta hedhim sepse nuk na konvenon? Dhe

5. Vetëm në regjimet diktatoriale, moniste dhe bolshevike staliniste akademive dhe akademikëve ju servohet se çka duhet të botohet e çka jo!

Në fund të fundit populli thotë arusha nuk mund të hy në thes, sepse thesi nuk e zë…

Story i mëparshëm

Grubi: Qeveria subvencionon llogaritë e energjisë elektrike prej 73% për të gjithë amvisëritë

Story i radhës

Bekteshi: Jemi plotësisht të përgatitur për dimër

Të fundit nga