Një shkollë në Deçan “thyen” grevën, nesër fillojnë mësimin

1 minut lexim

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan ka njoftuar se nesër do të nisin procesin mësimor. Gazeta Express shkruan se kështu kjo shkollë i bashkohet shkollave që nuk e po e respektojnë vendimin e SBAShK-ut për vijimin e procesit mësimor. Vetë drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku ka njoftuar për këtë vendim.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022! Ne, njëzëri u dakorduam që greven ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kerkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt drejtori i shkollës !

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nesër Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” proteston ndaj grevës në arsim

Story i radhës

Rita Ora tregon fizikun e saj të shkëlqyer në veshje sportive në ngjyrë të kaltër

Të fundit nga