Një rus tregon si ka hyrë në Gjadër dhe Poliçan: Aty kishte arka me fishkë! Ja si i shmanga rojet

min lexim

Shqipëria ditët e fundit është përfshirë nga disa zhvillime, në Gramsh dhe Poliçan, ku shtetas të huaj, rusë, ukrainas dhe çekë janë futur në uzinat e armëve. Por kjo sipas autoriteteve është e ndaluar. Ata akuzohen për spiunazh, edhe pse nuk ka ende prova.

Por këta nuk janë të vetmit që kanë hyrë në këto uzina. NJë vitë më parë, një tjetër rus, Sleva nga Shën Peterburgu në Rusi është futur në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit dhe në Poliçan.

31-vjeçari rus ka postuar në rrjetet sociale çfarë pa dhe gjeti në këto dy objekte. Në një intervistë për Top Channel nga Finlanda ku ndodhet momentalisht, Sleva fillimisht tregon se  përse kaq shumë interes për të dhe të tjerë persona në të vizituarin e ish bazave ushtarake të kohës së komunizmit.

“Sepse është histori. Shumë prej të rinjve nuk e njohin historinë. Nuk i bëhet vonë për historinë. Ndërsa disa si unë pëlqejnë të vizitojnë objekte të tilla ta braktisura për ta parë me sytë e tyre. Kjo të jep një ndjesi të jashtëzakonshme të shkosh në vende ku është bërë histori, tashmë të braktisura dhe shumë njerëz nuk e dinë që ekzistojnë”, deklaroi ai.

INTERVISTA

Ju vizituan ish fabrikën e Poliçanit. Sa e vështirë ishte për të hyrë?

Sleva: Në fakt ishte shumë e lehtë. Nuk kisha plan të shkoja në Poliçan . Po shkoja për tek kanionet e Osumit. Kalova afër Poliçanit dhe dëgjova për këtë fabrikë. Nuk dija që ekzistonte apo si të hyja. Ndalova dhe pyeta disa banorë lokal. Të gjithë më thonin. Shiko, atje është fabrika por është e mbyllur dhe e braktisur. Shkova atje. Nuk pash asnjë njeri. Ishte një ushtar. Kur u futa pash me sytë e mi shumë arka me fishekë. Ishte e pabesueshme. E vështirë ta besoje se këto arka qëndronin ende atje. Kushdo mund të futej  e të bënte ctë donte. Unë s’kisha ndonjë qëllim të lig. Thjesht po eksploroja por nëse ndonjë person me qëllime të këqija do të kishte informacion për këtë vend, atëherë ju mund të nisni një luftë. Kishte shumë fishekë. Fishekë kallashnikovi, pluhur me ngjyrë të zezë, mina tokësore, granata, veshje anti plumb, shumë gjëra. Armë të vërteta.

Po ashtu vizituat edhe ish aeroportit ushtarak të Gjadrit. Çfarë vështirësi ndeshët të hynit atje?

Sleva: Pash që jashtë ishte një ushtar me një kallashnikov. Kur pash ushtarin atëherë e kuptova se isha në vendin e duhur. Tentova të futem nga njëra anë e derës por ishte e mbyllur ndërsa tjetra ishte e hapur. Askush nuk më pa. Hyra brenda dhe u trondita  nga ajo që pashë. Numri i madh i avionëve parkuar atje për shumë dekada. Bëra fotografi dhe u largova. Askush nuk kishte pritshmëri për të tillë vizitorë si unë. Atje nuk është asgjë për të vjedhur. Këto vende kanë interes për persona si unë. Eksploratorë urban.

Ushtari a ju tha diçka?

Sleva: Jo. Natyrisht jo. Askush besoj se do të jepte leje të hyja atje.

Pra ta qartësojmë këtë. Ju nuk morët asnjë leje për të hyrë në Poliçan dhe Gjadër. A është kjo korrekt?

Sleva: Jo. Jo. Natyrisht jo. Unë nuk e kam bërë të gjithën këtë vetëm.

Çfarë mendoni për tre personat dy rus dhe një ukrainas të arrestuar në Shqipëri nën dyshim se u përfshinë në aktivitete spiunazhi?

Sleva: Unë i  njoh ata. Janë eksplorues urban, njësoj si unë , njësoj si ata që pëlqejnë vende të braktisura. Mund të isha unë në pozitat e tyre sot. Ata nuk kanë ardhur atje të bëjnë spiunazh siç edhe ju e thatë. Ata s’kanë bërë asgjë të keqe. Nuk e di çfarë ka ndodhur me incidentit që patën me ushtarët. Nuk janë spiun. Janë turist. Eksploratore.

A e njihni personalisht  Svetlana Timofoeva? Çfarë mund të na thoni rreth saj?

Sleva: Unë kam njohje personale me këta njerëz.

Njëri nga tre të arrestuarit  Mikhail Zorin besohet se ka pranuar përfshirjen e tij në aktivitet spiunazhi për Rusinë. Si e shikoni këtë zhvillim?

Sleva: Unë nuk e besoj këtë. Nuk është e vërtetë. Ai donte të hynte të bënte foto dhe të largohej. Kjo nuk është çështje e Rusisë. Ai thjesht është një eksplorues urban. Kjo nuk sjell asgjë të keqe. Unë mendoj se nëse Rusia synon të futet  fshehurazi diku ata do të përdorin njerëz shumë shumë të trajnuar krahasuar me këta të tre. Rusia nuk ka mungesa për të tillë njerëz.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

EMRI/ Këngëtarit shqiptar i sekuestrojnë mijëra euro në doganë

Story i radhës

​Times: UEFA do të gjobisë 10 klube për Fair Play financiar

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,