Një rreze shprese/ Rihapet dosja e Bleona Matës, nëna e saj: Vjehrri më tha do të vij vajza

min lexim

Rihapet dosja e Bleona Matës. Pas lajmit shokues se vajza do të kthehej në shtëpi, sa të hapen kufijtë, poli cia merr në pyetje një prej 5 vajzave dëshmi tare.

Lajmi shokues i pak ditëve më parë, kur një prej 5 vajzave dëshmitare të zh dukjes ishte shprehur tek gjyshi i Bleona Matës se vajza do t’u vinte në shtëpi rikthen në vëmendje këtë ngjarje. Pas këtij lajmi që u publikua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ Gentjana që shkaktoi këtë tr onditje tek familjarët u rimor në pyetje nga polic ia. Jo pak e shokuar nga ky lajm është ende dhe sot nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, e cila këtë të hënë ishte në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’.

‘Gentjana është drejtuar në shtëpinë e Zenelit dhe kanë dhënë këtë lajm. I kishte thënë se, sa të hapen kufijtë dhe Bleona do të vijë për tre ditë. Unë takova vjehrrin dhe më tha do të vij vajza. Por si mund të vijë vajza pa ditur se nga ku, prej kujt, asnjë informacion. Nuk ka mundësi të paraqitet dhe të trond isë familjen. Për mua Qamilja është përgjegjësja kryesore, që mori vajzën në mes të fshatit, pastaj ia la Gentjanës.

Qamilja ka qenë në fshat këto kohë. Pas këtij lajmi vajzat janë shoqëruar, edhe Qamilja edhe Gentjana, kaq dimë ne. Zeneli, gjyshi kërkon të de noncojë Qamilen dhe të bëjë gjithçka. Gentjana ka folur në telefon. Unë dyshoj se ka folur me Bleonën. Është dëgjuar nga persona të tretë teksa ka folur në telefon.

10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët u shokuan nga ky lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i pohoi familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë në shtëpi. Kjo solli sërish në vëmendje një nga zhdukjet më të bujshme të dekadës së fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pele për vdekjen e Maradonës: Një ditë shpresoj të luajmë në qiell

Story i radhës

Ambasadori Ajeti shpërndan përkrahjen gjermane ndaj Kosovës për barrikada

Të fundit nga