Pele për vdekjen e Maradonës: Një ditë shpresoj të luajmë në qiell

Legjenda braziliane, Pele ka ndërruar sot jetë në moshën 82 vjeçare pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

E gjithë bota e futbollit është duke reaguar aktualisht, ndërsa në media ka filluar të qarkullojnë fjalët ngushëlluese të Peles për Diego Armando Maradonan.

Diego Maradona kishte ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në nëntor të vitit 2020, ndërsa ikona argjentinase nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me legjendën e Brazilit, Pele.

Asokohe, për vdekjen e Maradonas, Pele shkruante:

“Një ditë, unë shpresoj se ne mund të luajmë së bashku futboll në qiell”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos i gëzoheni largimit të barrikadave në veriun e Kosovës nga vetë ata që i vendosën

Story i radhës

Një rreze shprese/ Rihapet dosja e Bleona Matës, nëna e saj: Vjehrri më tha do të vij vajza

Të fundit nga