Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13- 15 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.
Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër.
Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët. Ashtu siç ka ardhur me biçikletë, personi rreth 30 vjeç është larguar.