Një person plagoset në kazermën “Ilinden” në Shkup

1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme në kazermën e Ilindenit në Shkup është plagosur 45-vjeçari B.T. nga Zletova, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i njëjti është transferuar në spitalin “8 shtatori” për ndihmë mjekësore, ndërsa plagosja sipas tyre ka ndodhur gjatë pranim-dorëzimit të ndërrimit dhe kontrollimit të armës.

“Sipas raportimit, ai ka pësuar lëndim gjatë dorëzimit të turnit dhe kontrollit të armës nga një person tjetër ushtarak, kur arma ka qëlluar në dysheme dhe një pjesë e dyshemesë e ka goditur në këmbë. Nga ana e Policisë Ushtarake është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e këqyrjes ka kryer kontroll një ekip nga SPB-Shkup”, thonë nga MPB

Story i mëparshëm

Shkupjani arrestohet për falsifikim të parave

Story i radhës

Thaçi: Kosova është atdheu ynë, ishte nder ta përfaqësoja

Të fundit nga