nje person mbush veturen me nafte dhe paguan me 100 euro false 6231d5b838e03

Një person mbush veturën me naftë dhe paguan me 100 euro false

March 16, 2022
1 minut lexim

Një punëtor i një pompe të benzinës në Prishtinë ka raportuar të hënën se një person ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 eurosh e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e së mërkurës.

Sipas njoftimit, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti po hetohet.

Falsifikim i parasë është raportuar edhe në një rast tjetër në Prishtinë e një tjetër në Podujevë. Sipas raportit, rasti tjetër në Prishtinë bën fjalë për 110 euro. Për rastin ka raportuar një bankë, ndërsa monedhat janë sekuestruar.

Për rastin e Podujevës, një i dyshuar i pa njohur raportohet se ka bërë pagesë me kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë false. Kartëmonedha është sekuestruar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryeministri rama me vijne poshte penxheres por eshte te vesh duart ne koke po te shohesh se 6231d5b5b50ac
Story i mëparshëm

Kryeministri Rama: Më vijnë poshtë penxheres, por është të vësh duart në kokë po të shohësh se…

filloristet ne shkolle pa maska kerkon ksi nga qeveria 6231dad592ee5
Story i radhës

Filloristët në shkollë pa maska, kërkon KSI nga Qeveria

Të fundit nga

ShkoLartë