Një objekt kërkimor bërthamor është dëmtuar nga granatimet ruse

1 minut lexim

Një objekt kërkimor bërthamor në Ukrainë është dëmtuar nga granatimet ruse, tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor.

Sulmi dëmtoi disa nga ndërtesat dhe infrastrukturën e zonës, por nuk ndikoi në zonën ku ndodhet karburanti bërthamor, thuhet në një postim në internet, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Autoriteti shtoi se nivelet e rrezatimit në zonë kanë mbetur brenda kufijve normalë.

Probabiliteti i dëmeve të reja … që mund të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen e sigurisë bërthamore dhe rrezatuese, mbetet i lartë për shkak të granatimeve nga trupat ruse,” tha ai.

Ndërtesa ndodhet brenda qytetit verilindor të Kharkiv, i cili pësoi bombardime të rënda në muajt e parë të luftës.

Javët e fundit është parë një qetësi relative, por kjo është thyer nga granatimet e reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos i hudhni sfungjerët e vjetër! Kur të lexoni se si mund t’i përdorni, do të habiteni

Story i radhës

Rusia gjuan gjashtë raketa në bazën ushtarake pranë kufirit me Poloninë

Të fundit nga