Një njësi zgjedhore pa prag për të pasur përfaqësim të të gjithëve në Kuvend

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin dje kishte takim me përfaqësues të OBRM-PDUKM-së ku biseduan për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Moraçanin për “Utrinski brifing” u shpreh se janë pajtuar për një njësi zgjedhore dhe se Kuvendi do të hap debat për ndryshimin e rregullave zgjedhore, ndërsa RDM-ja angazhohet për një njësi zgjedhore pa prag.

“Pres edhe nga LSDM të pajtohen dhe të hapin debatin për një njësi zgjedhore për shkak se është edhe program i tyre. Reale është që në muajin shkurt të fillojë diskutimi për shkak se propozimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është parashtruar në Kuvend. Na nevojitet debati publik”, tha ajo.

Ajo tha se kanë ndodhur kur parti politike kanë pasur 30 mijë vota dhe nuk kanë pasur asnjë deputet në Kuvend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Gjilanit, këta janë emrat

Story i radhës

Во земјава има паралелни регистри за броење на починатите од ковид-19, зашто некои болници доцнат со пријавувањето

Të fundit nga