Manjati kinez Jack Ma ka mbërritur dy ditë më parë në Tiranë. Ai është fotografuar në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit shqiptar, ndërsa qëllimi i vizitës së tij nuk dihet nëse është për biznes apo për pushime.
Jack Ma është ndër njerëzit më pasur të globit dhe ardhja e tij në Shqipëri përbën një lajm të mirë, sigurisht nëse vjen për biznes, por pse jo edhe si turist.
Themeluesi i gjigandit të shitjeve me shumicë “Alibaba” është vënë prej vitesh nën sulme nga rregullatorët financiarë kinez të cilët i kanë kushtuar atij më shumë se gjysmën e pasurisë. Shqipëria është ndër vendet që ka akses në platformën e tij të blerjeve online.
Pavarësisht se çmimet janë shumë të favorshme, më lirë se çdo treg tjetër online, vonesat në mbërritjen e dërgesave janë kthyer në pengesë për klientët shqiptarë. Një produkt i porositur në Kinë nga vendet evropiane mbërrin për dy ose tre ditë, ndërsa në Shqipëri duhen dy javë deri në dy muaj.