Një muzg ferri në Ukrainë

March 5, 2022
min lexim

Hezitimin demagogjik që e pame nga shtetet e fuqishme para invadimit rus në Ukrainë ishte dëshpërues, patetik, dhe pa ide të qëndrueshme ndaj situatës, vetvetes dhe aleatëve, pa një analizë reale as për agresorin, por thjeshte ishte një arratisje nga e vërteta e hidhur. Shembulli më tipik i çmendurisë ishte deklarata e ish-Presidentit Trump kur Putinin e quante gjeni derisa okupimin si punë të mençur.

Derisa bombat, raketat, municionet bien mbi qytetet e Kievit, Karkivit, Çenihivit dhe qytete tjera ukrainase, e gjithë bota është dëshmitare për krimet e Kremlinit mbi popullatën e pafajshme. Ekipet monitoruese për të drejta të njeriut të OKB-së dhe shumë të tjera dëshmojnë për shifra alarmuese, një dramë të vërtetë njerëzore të fokusuar në thjerrëzën e kamerave dhe duke u transmetuar drejtpërdrejtë. Ironikisht, të gjitha këto Kremlini i mohon pa fije turpi edhe pse sytë e botës janë fokusuar të invazioni brutal rus ndaj një shteti të pafajshëm që vetë kryetari i saj nuk i besonte pushtimit rus. Derisa agjencitë e inteligjencës amerikane e jepnin alarmin se okupimi ishte çështje ditësh dhe orësh, por, Zielinsky, tani i shndërruar në hero e luste Amerikën që mos të shkaktonte panik në popullsi, edhe pse ajo vetëm se tregonte një realitet të hidhur.

Injoranca evropiane që e harroi invadimin dhe aneksimin e Krimesë më 2014 dhe pushtimin e Donetsk-ut dhe Luhansk-it dhe i shpalli si republika të pavarura para pak kohe sikur nuk u mjaftoi të ndërmarrin masa ndaj Kremlinit, respektivisht të armatosnin Ukrainën. Por, me tone mohuese, njëherë Mbretëria e Bashkuar deklaroi se nuk do të dërgoj ushtarë në Ukrainë dhe pastaj e përcjellë nga Gjermania duke thëne se as ajo nuk do të dërgoj armë për të armatosur ukrainasit, kështu duke i dhëne Makronit të pafuqishëm rol që të flasë për paqen që s’dukej në horizont dhe duke e trimëruar Putinin të bëjë një invadim të ri mbi Ukrainën, të katërtin me radhë që nga 2014.

Evropa dhe SHBA-të u vonuan të armatosin Ukrainën, dhe ky zgjim i vonshëm do t’i kushtojë BE-së dhe SHBA-së me mjete materiale, derisa Ukrainës me jetë njerëzish. BE-ja u zgjua turpshëm kur në oborrin e saj pritej te ketë invadime te reja ruse. Por, ‘Haleluja’, kur BE-ja u zgjua jetët e pafajshme të fëmijëve, civilëve, vazhdojnë të humben për çdo ditë me urdhër të një të çmenduri që hegjemoninë dhe pushtimet i ka në gjak njëlloj si Millosheviqi, që do të duhej si ky i fundit të përgjigjet për gjenocid dhe krime lufte.

Nga kjo tragjedi njerëzore doli diçka e mirë, një solidaritet botëror (pos Bjellorusisë e Serbisë) dhe dalja në skenë e ICC-së. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë tha të mërkurën se do të vazhdojë menjëherë me një hetim aktiv pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Puna jonë në mbledhjen e provave ka filluar tani,” tha Khan, duke vënë në dukje se hetimi do të mbulojë incidentet në Ukrainë nga viti 2013 e deri më sot. Khan tha se zyra e tij “tashmë kishte gjetur një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të Gjykatës ishin kryer dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme”. Me këto akte barbare Putini i shkakton njerëzimit krime te papara, derisa planetin toke e kërcënon me asgjësim me sulmin mbi centralin bërthamor ne Zaporizhje.

Logjika e Putinit vazhdon me të njëjtin plan ashtu si kur e rrafshoi qytetin Çeçen, Grozni më 1999 dhe qytetin sirian Alepo në 2015. Në TV-në ruse Putini ankohet se: “formacionet nacionaliste dhe neo-naziste i përdorin civilet si mburoje njerëzore” — ndoshta duke i dhënë vetes arsyetim për të urdhëruar më shumë zjarr dhe vazhdimin brutal të invadimit. Ai po ashtu nuk harroi të shpifi se edhe vullnetarë shqiptarë luftojnë në krahun e ukrainasve. Bindja dhe parashikimi i tij se ukrainasit do të dorëzohen lehtë ra, dhe ky dëshpërim dhe kjo paranojë mund të shkaktojë veprime edhe me irracionale të Putinit si dhe pasoja të pa dëgjuara humanitare.

Rusët avancuan në pjesën jugore përgjatë bregut të Detit të Zi duke i kërcënuar forcat ukrainase ti shkëpusë nga pjesa tjetër e vendit duke e thelluar krizën humanitare. A do t’i shpëtojë përgjegjësisë për agresion dhe mizori kësaj radhe Putini, apo ndërgjegjja dhe solidariteti botëror do të triumfojë mbi të keqen. Shëndeti mendor i Putinit është në gjendje kritike pasi ai është duke humb luftën në një anë, dhe agresioni i tij e bashkoi botën në tjetrën anë si asnjëherë më parë derisa ai mundohej ta përçante.

Derisa pushtimi rus vazhdon, përkrahja e Amerikës dhe NATO-s për Ukrainën bëhet nga korridoret e Polonisë me Ukrainën. Për çdo ditë aty shkarkohen nga 14 aeroplanë transportues C-17 me municion, raketa, Stingersa dhe Xhevlinsa, armë kundërajrore dhe kundër mjeteve të blinduara për ukrainasit. Aty është dislokuar Divizioni i 82 Ajror, me 4700 ushtarë, që është forca e Pentagonit për dislokim të shpejtë, e njëjta forcë që gushtin e kaluar ishte dërguar në Kabul që të menaxhonte evakuimin nga Afganistani. Është po ai Divizioni 82 Ajror që Brigada e Parë shërbeu në Kosovë në vitin 2000. Ky divizion qëndron në anën polake të kufirit dhe të vendosur që të shmangin luftën direkte që mund të shndërrohet në një luftë kataklizmi.

Gjatë javës së kaluar shumë qytetarë rus gjetën kurajën të kritikojnë invadimin rus në Ukrainë, mijëra janë arrestuar për protestimin e luftës. Rreth 7000 shkencëtarë dhe akademikë rus kanë nënshkruar një ‘letër e hapur’ me kërkesë, “ndalje e menjëhershme e të gjitha operacioneve ushtarake në Ukrainë”, peticione të ngjashëm qarkullojnë edhe në mesin e mësuesve, mjekëve dhe grupeve tjera. Shumë rus e ndajnë këtë sentiment anti-lufte por ende mungon guximi qytetar që të ngrenë zërin masovikisht.

Ra ky pushtim që bota të dëshmoj ku qëndron heroizmi ukrainas, edhe një here se ku qëndrojnë dy aleatë, Rusia dhe Serbia, që të dyja kryen gjenocid kundër njerëzimit, Rusia sot derisa Serbia në të ’90-tat dhe vazhdojnë të jenë aleate dhe të kërcënojnë paqen. Ra ky pushtim që Kosova të jetë një hap më afër anëtarësimit në NATO. Ra ky pushtim që Vuçiqi të humbi aleatin e tij Putin, por jo dhe Ramën që në këto momente dramatike ai vazhdon të promovoj Ballkanin e Hapur, një projekt ruso-serb në Ballkan dhe një proverb i Edit që ia zgjat jetën politike një krimineli lufte.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe Prada pezullon aktivitetet e saj në Rusi

Story i radhës

KOSTT ka një njoftim për banorët e Ferizajit

Të fundit nga

ShkoLartë