Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erion Braçe ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ku ka komentuar mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.
Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin. Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.
Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?
Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.
Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik
Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë