Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj procedurat për shpalljen e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit:
“Të plagosurit e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë e merrnin përkujdesjen rrethanore në front, në spitalet e UÇK-së brenda Kosovës, apo tërhiqej i plagosuri nga fronti dhe dërgohej në Shqipëri. Adresa për të plagosurit, ishte Spitali Ushtarak, ku zëvendës drejtor ishte dr. Bajram Begaj. Përkujdesja e tij, ishte e lidhur edhe me profesionin por edhe me shtysën themelore të një personaliteti të shquar, atdhetarizmin”, ka shkruar Lladrovci.
Z. Lladrovci Ju bëni shumë mirë që do filloni procedurat për ta dekoruar me merite z. Begaj, Presidentin e Shqipërisë. Por pse nuk u kujtuat më herët për ta dekoruar zotin Begaj , kur ai e ka merituar një gjë të tillë, sipas asaj që ju deklaroheni.
Para disa ditësh unë i kam kërkuar publikisht e mediatikisht Kosovës që të respektojë ata nga Shqipëria që kanë dhënë kontribute reale për Kosovën dhe jo mashtruesit.
Dhe mesa duket mund ta keni lexuar atë shkrim, dhe prandaj u “doli” gjumi për të dekoruar tani Presidentin e Shqipërisë.
Po pse z. Lladrovci nuk e bëtë këtë më përpara dhe pritët që ta dekoroni atë tani që u bë President i Shqipërisë për atë kontribut kur ka qenë zëvëndëes drejtor i Spitalit Ushtarak në Tiranë, dhe pse nuk filloni procedurat për ta dekoruar edhe ishDrejtorin e atij Spitali të asaj kohe, që me siguri po të ishte bërë edhe ai President do të kishit filluar dekorimin edhe të tij.
Z. Lladrovci ju personalisht sidomos e njihni shumë mirë kontributin e Familjes KAPITI në Durrës për lirinë e Kosovës, dhe jo vetëm ti por e dinë mirë gjithë Kosova, edhe Thaci, Haradinaj, Limaj, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku, Gani Geci, Anton Quni, Prof. Dibran Fylli dhe deri edhe Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla të cilëve u kanë ardhur disa propozime edhe publike për dekorimin e famijes KAPITI, por që propozuesve as përgjigje nuk u është kthyer.
A mos prisni që ndonjë anëtar i familjes KAPITI të bëhet President apo ministër në Shqipëri, e pastaj të nisni “procedurat” për dekorin politik, ashtu sikurse kanë vepruar deri tani institucionet e Kosovës të cilët ne përgjithësi dekoratat e akorduara prej tyre janë nisur nga motive personale politike.