Tashmë është zyrtare, Samuel Umtiti është futbollist i ri i Leçes në Serinë A.
Ish-kampioni i Botës në vitin 2018 me Francën, vjen te Leçe me formulën e huazimit nga Barcelona, teksa do të bëhet shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermakun.
28-vjeçari do të zbarkojë në Pulja rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme për të kryer menjëherë vizitat mjekësore me skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A.
Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Leçes me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Barcelonës, francezi nuk është aktivizuar në asnjë sfidë në La Liga.
Më parë, Samuel Umtiti ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Lionit.