Një javë e vështirë parashikohet për këto 3 shenja horoskopi

October 31, 2022
1 minut lexim

Kjo javë do të jetë e vështirë disa shenja të horoskopit. Gjërat që u ndodhin përgjatë këtyre ditëve, do ndikojnë në psikologjinë dhe humorin e tyre.

Në çdo rast, duhet të mbani mend se kthimi pas në kohë mund të duket si zgjidhja më e lehtë, por padyshim që nuk është më e mira.

Luani

Ndjenja e fajit për veprimet tuaja të së shkuarës do të mbizotërojnë javën nga 31 tetori deri më 6 nëntor. Vazhdimisht do të shqyrtoni të gjitha detajet e një ndarjeje që keni përjetuar në të kaluarën.

Jo domosdoshmërish bëhet fjalë për një lidhje romantike, mund t’i keni dhënë fund një miqësie në të kaluarën dhe mënyra se si ndodhi ende ju shqetëson.

Mendimet tuaja do të përqendrohen në mënyrën se si jeni sjellë dhe nëse mund të duroni të pranoni se keni qenë ju që keni gabuar dhe i keni vështirësuar gjërat.

Në të njëjtën kohë, këtë javë ndiheni veçanërisht të pambrojtur, ndërsa zemërimi dhe faji ju pushtojnë. Mendoni si të shëroi plagët nga e kaluara dhe për të përfituar prej saj për të njohur më mirë veten.

Akrepi

Një përzierje emocionesh negative po ju pushtojnë, të cilat mund t’ju ngatërrojnë jo pak gjatë javës.

Kjo nisur nga fakti se dikush në të kaluarën nuk ju trajtoi siç duhet dhe ju sapo e keni kuptuar.

Pra, për ditët në vijim ju vazhdimisht mendoni se sa naiv keni qenë që nuk e kuptuar herët se kush ishte ai person.

Përpiquni ia nxirrni zemërimin njerëzve përreth jush sot dhe pasi të dashurit tuaj nuk janë fajtorë për asgjë që keni përjetuar.

Bricjapi

Ekziston një tension, për shkak të disa gjërave që ju prisnit të kishin ndodhur, por që nuk janë realizuar.

Këtë javë do ndiheni të mundur dhe të zhgënjyer. Megjithatë, si një person praktik, sapo të zhyteni në dëshpërim, do të përveshni mëngët dhe do të dilni nga kjo gjendje. Kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni shumë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Maqedonia e Veriut do të furnizohet me gaz nga më shumë burime

Story i radhës

Pas disa orësh fillon qortimi për targat, MPB: Është shtuar interesimi në veri të Kosovës

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë