Gjatë ditës së djeshme, më 16.08.2023 rreth orës 10:20 në Stacionin Policor të Draçevës, një punonjës i stacionit hekurudhor – Draçevë ka raportuar se një imigrant është goditur nga rryma elektrike në çatinë e një vagoni teni.
Personi është transferuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ku i është dhënë ndihma mjekësore ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik.
Ndërsa këqyrje të vendit e ka kryer një ekipi nga SPB-ja e Shkupit.