Basketbollisti Daniel Lekndreaj është operuar.
Lekndreaj do t’i mungojë një kohë të gjatë Sigal Prishtinës.
“Daniel Lekndreaj me sukses kalon operimin.
Basketbollisti shkodran i transferuar këtë verë në Prishtinë, gjatë ndeshjes parakualifikuese të Eurobasket 2025: Shqipëri – Sllovaki, ka pësuar lëndim në tendinën e Akilit me ç’rast është dashur t’i nënshtrohet intervenimit mjekësor.
Jemi të bindur se Danieli me shpirtin e tij luftarak që ka, do ta kalojë edhe këtë sfidë!”, njofton KB SIgal Prishtina.