Një i vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 319 infektime të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.729 testime, ndërsa janë regjistruar 319 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 258 pacientë të shëruar.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient me COVID-19, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 184, Manastir – 25, Kavadar – 23, Kumanova – 14, Prilepi – 11, Velesi dhe Kërçova – 9, Gjevgjelia – 7, Ohri – 6, Negotina dhe Dellçeva – 5, Koçani – 4, Shtip, Dibër, Proboshtip, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Berova, Valandova dhe Vinica – nga 1. /SHENJA/

Story i mëparshëm

DAP: Asnjë nga marketet KAM nuk është mbyllur

Story i radhës

ASH: Nuk mbështesim “Një njësi”

Të fundit nga