Një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë nga të shtënat me armë në një kishë në Kaliforni

May 16, 2022
1 minut lexim

Një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë në gjendje kritike pas të shtënave në një kishë pranë Los Anxhelosit, kanë bërë të ditur të dielën forcat e rendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kishte 30 deri në 40 njerëz brenda ndërtesës në Laguna Woods, rreth 45 milje (70 kilometra) në juglindje të Los Anxhelosit.

Të pranishmit në kishë e ndaluan sulmuesin “dhe i konfiskuan të paktën dy armë” përpara se oficerët të mbërrinin në vendngjarje për ta kapur dhe arrestuar, tha në një konferencë shtypi nënsherifi i qarkut Orange, Jeff Hallock.

“Ai grup i vizitorëve të kishës shfaqi atë që ne besojmë se është heroizëm dhe guxim i jashtëzakonshëm”, ka thënë Hallock. “Ata padyshim parandaluan lëndime dhe vdekje të tjera”.

“Një person është konfirmuar i vdekur në vendngjarje”, tha Hallock. “Katër të tjerë janë në gjendje kritike dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta”.

Sipas departamentit të policisë, viktimat ishin të moshës nga 66 deri në 92 vjeç.

Hetuesit ishin ende në kërkim të një motivi, bëri të ditur Hallock, duke shtuar se i armatosuri i dyshuar, i cili nuk u lëndua gjatë incidentit, besohej të ishte një mashkull aziatik rreth të 60-tave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

23 vite mallëngjim përvëlues nga lirimi i Mr. Ukshin Hotit nga burgu i Dubravës kur humbi çdo gjurmë e tij

Story i radhës

​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje në Kampionatin Botëror të Boksit

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë