Një i dënuar ik nga burgu i Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.

B.R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale, vjedhje.

Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hyri në histori të Kupës së Botës, Ronaldo: Jam shumë krenar dhe tejet i lumtur

Story i radhës

U sulmua pse ndaloi “One Love”…

Të fundit nga