nje grusht nje i vdekur 9 vjet burgim rrefimi i te denuarit per vrasje nga pakujdesia 688be291e73c2

“Një grusht, një i vdekur – 9 vjet burgim”, rrëfimi i të dënuarit për “vrasje nga pakujdesia”

July 31, 2025
1 minut lexim

Nexhat Aliu, 49 vjeç, po vuan një dënim prej nëntë vjetësh burg për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”.

Rrëfimi i tij vjen nga brenda burgut, në emisionin “Prapa Grilave”, ku ai tregon për natën që i ndryshoi jetën përgjithmonë – një natë e mbushur me alkool dhe një konfrontim fatal, që përfundoi me vdekjen e një personi, të cilin thotë se nuk e kishte njohur kurrë më parë.

Ngjarja ndodhi në një lokal me muzikë folklorike, ku pas një shkëmbimi fjalësh nën ndikimin e alkoolit, Aliu e goditi viktimën me grusht.

Viktima ra në tokë dhe pësoi lëndime fatale në kokë, duke ndërruar jetë pas disa ditësh në spital.

“Jam i dënuar me 9 vjet burg për një grusht. E quaj më shumë aksident sesa vepër penale me pasoja kaq të rënda. Të ndjerin nuk e kam njohur, nuk e kisha parë kurrë më parë në jetë. Më vjen keq për të dhe për familjen e tij. Ngushëllimet më të sinqerta ua dërgoj nga burgu”, tha Aliu.

Ai rrëfen se i ndjeri kishte konsumuar alkool, ashtu si edhe ai vetë, dhe se konfrontimi kishte nisur pas ofendimeve verbale.

Pas përplasjes fizike, të dy kishin dalë jashtë lokalit, ku Aliu e goditi viktimën me një grusht në fytyrë. Viktima ra në tokë, por askush nuk e raportoi menjëherë rastin si incident të dhunshëm.

“S’kam ditë ku ka rënë, vetëm e di që ia dhashë një grusht. Ai u dërgua në spital, por për disa ditë nuk është ditur çka kishte ndodhur saktë. Edhe familja e tij mendonte se ishte rrëzuar. Unë isha në arrati, por sapo mora vesh se ai kishte ndërruar jetë, vendosa të dorëzohem vetë”, tregon ai.

Aliu thotë se ndikimi i humbjes së djalit të tij kishte ndikuar rëndë në gjendjen e tij shpirtërore dhe psikike, por se nuk e justifikon veprimin.

Ai shpreh pendim dhe apelon për vetëpërmbajtje, largim nga alkooli dhe dhuna.

“Një moment i gabuar, një vendim i shpejtë nën ndikimin e alkoolit, mund të të ndryshojë tërë jetën. Sot jam këtu, i penduar dhe duke e vuajtur dënimin tim. Por mbi të gjitha, duke reflektuar për gjithçka që ka ndodhur”, përfundon Aliu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reforma ne drejtesi manjani ja deputetet e pd qe do bashkonin votat me ramen 688be218aaa66
Lajmi i mëparshëm

Reforma në drejtësi: Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

mendi qira besoj ne fitoren ne struge projektet prioritare do te ndryshojne qytetin 688be6c84c59a
Lajmi i radhës

Mendi Qira: Besoj në fitoren në Strugë, projektet prioritare do të ndryshojnë qytetin

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë