Një grup saudit shpreh interesim për blerjen e klubit të Romës, bisedimet do të nisin këtë javë

Pronarët e AS Romës do të takohen me një grup investitorësh sauditë dhe biznesmenin, Raffaello Follieri, këtë javë për të diskutuar një shitje të mundshme të klubit.

I pari i “Friedkin Group”, Dan Friedkin, është kryetar dhe pronar i klubit italian që nga viti 2020, kur e bleu për rreth 591 milionë euro nga James Pallotta.

Një vit pas marrjes së pushtetit, klubi emëroi trajnerin me famë botërore Jose Mourinho, i cili e udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë të madh evropian në Ligën e Konferencës.

Roma tani po lufton për një vend kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, një grup investitorësh sauditë dhe biznesmeni Follieri do të ulen për të bërë një takim eksplorues me Friedkins këtë javë, pasi janë të interesuar për të blerë klubin romak, që vlerësohet prej rreth 1 miliard euro.

Megjithatë, thuhet se përfshirja e Follierit mund t’i prishë punë grupit nga Arabia Saudite. Biznesmeni ishte i dënuar me katër vjet e gjysmë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2008 për përfshirjen e tij në një mashtrim investimi prej 50 milionë dollarësh.

Gjatë viteve të fundit, Follieri bëri përpjekje të hyjë në botën e futbollit disa herë, por dështoi të blejë klube si Palermo, Catania dhe Foggia. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dauti kërkon që Shqipëria të ndjekë shembullin e Italisë që me ligj të mbrojë gjuhën shqipe!

Story i radhës

Sa më shumë dëshirë për seks aq më shumë vite jetë, ky studim është për burrat

Të fundit nga