SPB Shkup – Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike ka parashtruar kallëzim penal kundër A.O.(52) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “përdorimi i dokumenteve të rrejshme” nga neni 380 dhe “mashtrim në marrjen e kredi” sipas nenit 249 të Kodit Penal.
E akuzuara, me qëllim të paraqitjes së rrejshme se është e aftë për kredi, gjatë aplikimit për aprovim të kredisë konsumatore në një bankë, ka dorëzuar një vërtetim të rremë për punësim dhe të ardhura personale, kinse të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor nga Shkupi.
Në këtë mënyrë i ka mashtruar personat përgjegjës në bankë që t’i aprovojnë kredi konsumatore pa qëllim në vlerë prej 600.000 denarë.