Një grua në Presidencë?/ Gjuknuri: Nuk do të ishte habi

March 29, 2022
1 minut lexim

Socialistët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri, ai duhet të jetë ekstremisht i kundërt nga Ilir Meta.

Damian Gjiknuri, pjesë e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit thotë se në krye të shtetit duhet të vijë dikush që është mbi palët dhe nuk ka si qëllim ta kthejë zyrën e Presidencës në një laborator për interesa personale, njëjtë siç ka vepruar Ilir Meta.

Por në një intervistë për media, i pyetur nëse një grua do të zinte vendin e Metës, Gjiknuri nuk e përjashtoi si mundësi.

“50% e popullsisë gra janë kështu që probabiliteti është i lartë që një grua ta kemi në krye të shtetit. Nuk mendoj se në Shqipëri do të ishte habi që një grua mund të ishte Presidente, sepse gratë janë në shumë pozicione drejtuese të këtij vendi. Por nuk duhet të fokusohemi vetëm tek fakti, duhet të jetë grua apo jo. Për mua ka të bëjë personaliteti i njeriut, qoftë grua apo burrë, duhet të jetë mbi objektivat dhe pritshmëritë e shqiptarëve pas një eksperience jo të mirë me Presidencën e viteve të fundit që ka qenë, për mua, ekstremi politik i ushtrimit të  detyrës nga një President”, tha Gjiknuri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flet babai i Valon Behramit: Emocion i veçantë që Kosova po luan me Zvicrën

Story i radhës

VOA: Akuzë për krime lufte, ende nuk janë gjetur trupat e 15 prej të vrarëve në Izbicë

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë