Një gjerman refuzon Manchester United

1 minut lexim

Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për Kevin Trapp. Portieri gjerman ishte protagonist me Eintrachtin e Frankfurtit sezonin e kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e paharrueshëm në Europa League.

Portieri ka edhe dy kontratë me klubin gjerman. Autori i gjashtë ndeshjeve me kombëtaren, ka pranuar interesimin e United në një postim në “Instagram”, aty ku zbulon edhe vendimin që ka marrë.

“Është e vërtetë që ka një ofertë me shkrim. United është një klub i madh dhe shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se unë do ta merrja në konsideratë një ofertë të tillë, por dje u thashë drejtuesve të të dy klubeve se kam vendosur të qëndroj në Eintrachti”, shkruan 32-vjeçari.

Trapp ka zgjedhur të mos braktisë klubin aktual në ditët e fundit të merkatos. “Gardiani” gjerman provoi një aventurë 3-vjeçare te PSG (2015-2018), sezone gjatë së cilave fitoi gjashtë trofe në kryeqytetin francez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petrovska: Ndihma në Ukrainë është dërguar me kërkesë të saj

Story i radhës

Harrohet Covid-19, në Indi shpërthen gripi i domateve

Të fundit nga