Inspektorët komunalë nga sektori i tregut, të hënën kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej njëmijë euro ndaj një subjekti afarist në qytetin e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, kjo gjobë është shqiptuar për arsye se produkti bukë 450 gram i vendosur për shitje me çmim prej 0,35 cent, nuk është përputhur me peshën e caktuar, pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gram dhe 368 gram.
Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej njëmijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut,].