Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 15.03.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 25-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 18-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendime:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 25-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 18–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:

Ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC”Llapi” Bekim Mulliqi, nr ID.011415M71. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon dhe kërcnon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Llapi.

Ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC ”Llapi” Sunaj Keqi, nr ID.001911M67. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 31, Francisko Israel Rivera Davalos dhe nr ID.024460M94. MOTIVI: Në minutën e 79-të humb duelin me lojtarin kundërshtar dhe nga prapa shkelmon lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi, – njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë Abdyl Bellopoja, kryetar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një furre në Mitrovicë i shqiptohet njëmijë euro gjobë pasi buka peshonte më pak se sa që duhej të shitej

Story i radhës

Hidhen poshtë masat e VMRO-së për çmimet

Të fundit nga