nje fund i tmerrshem eshte me mire se nje tmerr pa fund dosti godet ramen me nje mesazh te forte 6a351093617d7

“Një fund i tmerrshëm është më mirë se një tmerr pa fund” – Dosti ‘godet’ Ramën me një mesazh të fortë

June 19, 2026
min lexim

Teksa protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijojnë në Tiranë, publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku i drejtohet kreut të qeverisë me një sërë kritikash dhe paralajmërimesh politike.

Duke iu referuar pakënaqësisë qytetare dhe thirrjeve të protestuesve për largimin e Ramës, Dosti shprehet se “të ikësh është më mirë sesa të të përzënë”, ndërsa thekson se pushteti i mbajtur me forcë nuk mund të qëndrojë përballë vullnetit të popullit, përcjell “Bota sot”.

Mes tjerash, ai e lidh drejtpërdrejt situatën politike me protestat e ditëve të fundit, duke argumentuar se zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet dhe se “sa më e gjatë kokëfortësia, aq më i rëndë gjykimi”.

Shkrimi i plotë

Edi Ramës, sa për kujtesë…

Të ikësh është më mirë sesa të të përzënë.

Të të urrejë populli është më keq sesa të të ketë inat.

Të pranohesh nga të tjerët duke u servilosur është, së pari, dobësi e jotja njerëzore, e cila sot të bën hero, ndërsa nesër të hap gropën.

Të gënjesh e të mashtrosh popullin tënd, do të thotë se më së pari ke gënjyer e ke mashtruar veten tënde.

Pushteti i mbajtur me zor është njësoj si të vazhdosh kokëfortësisht e dhunshëm të kërkosh të jetosh ende me një grua që është divorcuar nga ti.

Të vjedhësh popullin tënd, që të ka besuar drejtimin e vendit, është haram që Zoti nuk ta fal kollaj.

Të tradhtosh vendin dhe popullin tënd është njësoj si të mos jesh më pjesë e atij vendi dhe atij populli.

Të shash, të fyesh, të ofendosh e të poshtërosh popullin tënd do të thotë që ti nuk ke asnjë lloj lidhjeje me atë popull, por ke vetëm urrejtje diabolike ndaj tij.

Sepse zakonisht, i shari të shan.

Të kesh lindur i çmendur nuk është faji yt, por të sillesh si i tillë kur ke pushtet është krim që duhet dënuar penalisht.

Votat e vjedhura që të mbajnë ende në pushtet dhe populli në rrugë e në sheshe, kundër, që kërkon ikjen tënde nga aty ku je, janë dy gjëra krejt të kundërta.

Disa dhjetëra mund edhe të jenë gabim, por qindra mijëra kurrsesi jo.

Ndaj kujdes! Ik një orë e më parë, sepse me popullin nuk i dilet.

Uthulla e fortë prish enën e vet.

Nuk i bihet murit me kokë.

Mos harro se, në të tilla raste, është më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.

Sa më e gjatë kokëfortësia, aq më i rëndë gjykimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deklarata tronditese e ministrit izraelit te digjet i gjithe libani 6a350c168ea8a
Lajmi i mëparshëm

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të digjet i gjithë Libani

nuk vjen per qytetaret por per ligje mafioze shehaj sulmon ashper edi ramen publikon pamje nga kuvendi 6a35110fcdee0
Lajmi i radhës

“Nuk vjen për qytetarët, por për ligje mafioze” – Shehaj sulmon ashpër Edi Ramën, publikon pamje nga Kuvendi

Të fundit nga

ShkoLartë