Për disa vite BlackBerry ishte telefoni që duhej të kishit. Përdorur gjerësisht nga drejtues korporatash tek krerë shteti për tu përgjigjur e-mail-eve dhe bërë shumë gjëra që telefonë e tjerë të asaj kohe nuk e bënin, BlackBerry ishte standardi i industrisë.
Ajo lavdi tashmë i përket së kaluarës, por jo trashëgimia që la pas. Sipas Variety, një film është përgatitur për ngritjen dhe rënie e BlackBerry, nga sukseset e para tek humbja e betejës me Google dhe Apple.
Ky film do të drejtohet nga Matt Johnson i Operation Avalanche dhe do të quhet thjeshtë “BlackBerry.”
Protagonistë do të jenë Jay Baruchel dhe Glenn Howerton të cilët do të luajnë rolet e dy bashkëthemeluesve Mike Lazaridis dhe Jim Balsillie.
Skenari do të bazohet në librin Losing the Signal: The Untold Story Behind the Extraodinary Rise and Spectacular Fall of BlackBerry.
Duke qenë se libri u botua në 2015-ën, filmi nuk do të përfshijë përpjekjet e dështuara për ringritjen e brendit.
Në 2019-ën TCL prodhoi telefonët BlackBerry derisa kompania vendosi të mos rinovonte kontratën duke ndaluar shitjen e tyre. Startupi OnwardMobility më pas tha se do të lançonte një telefon BlackBerry 5G në 2021 por këto plane nuk u realizuan dhe kompania humbi licencën. /PCWorld Albanian