Kombi ynë nuk guxon të zbehet, të dobësohet, të shuhet, të humbet gjallërinë, forcën, freskinë, që të mos venitet nga ndjenjat. Kombi ynë duhet që të ruan ende njomësinë e freskinë, të mos venitet. Të mbetet lule e pavenitur!
Kombi ynë nuk guxon që të humb shëndetin, forcën, gjallërinë, freskinë, të është në gjendje të mirë si edhe më parë, të mbetet i pavenitur deri në moshë të thyer. Kombi nuk ka moshë!
Shikojeni, kombi ynë duket i lodhur, i lodhur nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë. Ai shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë, me sy të lodhur. Me zë të lodhur.
Kombi ynë është mërzitur shumë, e ka humbur durimin e qëndresën; është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar veten. Është i lodhur nga pritja, nga zhurmat. Është I lodhur nga jeta.
Kombi ynë të duket i fikur. I shuar, si zjarri i fikur. Me drita të fikura nuk punon më, është i shuar. Me motor të fikur. E shihni që është shumë i lodhur, i këputur; gati si i vdekur; i mekur, me zë të fikur, me sy të fikur, me zemër të fikur. Shumë i varfër, I këputur.
Kombi është i hutuar nga shumëkush a nga shumëçka, nuk kupton se ç’bëhet e s’di se ku është; i janë marrë mendtë nga shumëkush a nga shumëçka, e ka humbur toruan, i trullosur, i habitur shumë përpara dikujt a diçkaje, i shastisur. Kombi ynë mbeti i hutuar.
Mos o zot, por kombi na është molepsur, ka marrë sëmundje nga një tjetër, ka marrë mikrobe, është molepsur. Është bërë si kafshë e molepsur si ujërat e molepsura, si ajri i molepsur.
I gjori ka marrë vese, të meta shumë të dëmshme; është ndikuar a është prekur nga ideologjia e huaja të këqija, të fëlliqura (në sjellje, në të folur etj.); është i infektuar. Kemi arritur në një shoqëri të molepsur me njeri të molepsur.
Kombit tonë i ka humbi ngjyra, era. E ka humbur bukurinë, gjallërinë, shpejtësinë . Humbi forcën, fuqinë, peshën e lartësinë. Ka humbur në peshë. Humbi kujtesën, arsyen e gjykimin. I ka humbur vrulli gjallëria, shpejtësia, forca, humbi shijen për shumëçka. Humbi durimin, gjakftohtësinë. Humbi guximin, trimërinë, besimin. Humbi nderin. Humbi vigjilencën. E ka humbur besimi në vetvete. Kënga e tij humbi dalëngadalë në largësi.
Kombi ynë është dhënë shumë pas diçkaje, përqendrohet i tëri në diçka dhe s’kujtohet më.
Kombi ynë ka rënë në gjumë. Humbi fare e humbi krejt. Pse e ka humbur kështu?
Por , jo !
“Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po , Shqiptaria do të rrojë,
Për të, për të do luftojmë ne.”