Një dramë pejane në dy akte

November 3, 2022
min lexim

AKTI I: Sot përjetuam një shpërthim të revoltës qytetare, indinjata e publikut shqiptar për ngjarjen e shëmtuar në rezidencën e pleqve ne Pejë është e arsyeshme, e ndjeshme dhe njerëzore, posaçërisht kur behet fjalë për persona të pafuqishëm, ku në vend ndihmës, gjejnë dhunën fizike dhe psikologjike, aty ku do të duhej të gëzojnë të drejtën për jetesë të dinjitetshme dhe mbrojtje të mirëqenies të ‘qytetares seniore’.

Video xhirimi i ngjarjes e dramatizoi edhe më fort skenën e aktit të shëmtuar, sepse dy-tri “aktore” i luanin rolet respektive ‘live’, bazuar në ngjarje të vërtetë, dhe e shfaqur në video në mënyrë grafike. Një ‘aktore’ e re shprehte arrogancë, brutalitet dhe dhunë njëkohësisht, ndaj një plake të pafuqishme, ndaj një klientje/pacienteje të saj që ajo paguhej, jo ta çmendte, por ta mbronte që të përjetonte ngrohtësinë e strehimores.

Dramën e bënë edhe më të prekshme kohëzgjatja e ankthit dhe lemerisë së ‘qytetares seniore’ qe ia shkaktonte një gocë e re, me cinizëm e mizori, si dhe me ekzaltim e vetëkënaqësi e shoqëruar me të qeshura të shfrenuara në kor nga koleget e saj, që në ditën e turpit misionin e tyre të shenjtë e shndërruan në një makth të pa përjetuar ndonjëherë.

Dramën e bënë edhe më të padurueshme gjakftohtësia e aktores dhe jehona e shuplakave, si dhe kori i të qeshurave neveritëse të ‘aktoreve’ përkrahëse të skenës mizore. Skenën e bënë më të frikshme pos shuplakave edhe përdorimi i gjunjëve për të shkaktuar mizori e dhimbje edhe më të mëdha ndaj ‘qytetares seniore’, gjunjët, që janë të ndaluar edhe në shumë disiplina marciale. Dramën e bënë me surrealiste rënkimi ‘qytetares seniore’ e ndodhur në një skenë të padëshirueshme dhe e pambrojtur. Kështu, mllefi i publikut e arrin ‘ekstazën’ kur merr vesh se viktima është një nënë e një dëshmori të rënë për liri në moshë fort të re.

Akti II: Si zakonisht, pas aktit të shëmtuar reaguan liderët e partive politike, me mirësjellje e ndjeshmëri, duke treguar indinjatë të thellë dhe bilës, disa edhe tregonin një “njerzillëk” të pa parë ndonjëherë. Këta politikanë që qeverisën vendin për 20 vite, njerëz super të ndjeshëm tani, harruan se vete janë fajtorë që lejuan të merren diploma pa shkuar asnjë ditë në shkollë, por diploma të dhëna kafeneve, sepse keqbërësja po të kishte shkuar me rregull në shkollë, kurrë s’do ta kryente këtë keqtrajtim mizor.

Reagimet e politikanëve, indinjatën e bëjnë edhe me tragjike, sepse kur ka ndodh tragjedi edhe me e madhe dhe më e tmerrshme se kjo, këta kanë heshtur, gjyqësori që e instaluan ata, i ka lënë të lirë kriminelët. Pse s’reaguan këta politikanë të mjerë atëherë, kur dhunohej e mitura, kur vriteshin gratë në mënyrë mizore nga burrat e tyre, kur kidnapoheshin familjarë, kur vriteshin njerëz për shkak të bindjeve politike, kur viktima vritej e trupi gjymtohej, ku ishin ata trima politikanë, kur kriminelët e vrisnin dhe e digjnin viktimën për motive të ultë. A kishin mëshirë për fëmijët e viktimës të lënë në mëshirën e kohës. A kane meshirë ndaj bashkëpartiakëve të tyre qe rane dëshmorë duke ruajtë nderin e partisë dhe shtetit. Pra, ata kurrë s’e ngritën zërin, për shumë krime të frikshme të padëgjuara, shumë prej tyre të pazbuluara, apo kur kriminelët shpalleshin të pafajshëm për shuma të caktuara parash.

Ky keqtrajtim i shkaktuar nga një e re, duhet të shihet me

racionalitet e gjakftohtësi, dhe të marri dënimin që e meriton nëse e ka bë me qëllim vetëkënaqësie e mizorie, por, para se të ndodh kjo, duhet bërë një evaluim shëndetësor dhe psikologjik i keqbërëses, sepse pas kësaj ngjarje dhe këtij publiciteti enorm, asaj do t’i rëndoj një mal i madh turpi mbi shpinë, e që mund të lë pasoja shëndetësore. Shteti i mirëfilltë duhet kujdeset në mënyrë të barabartë, si me viktimën ashtu edhe me keqbërësen. Sepse, në dioptrinë e politikanit krimet monstruoze janë më të padukshme se sa dramat tragjike-komike si kjo, ku i manifestojnë me shumë ndjeshmëri e zhurmë, por që zgjasin vetëm tri ditë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ata dinë gjithçka, njihuni me 3 gjenitë e Horoskopit

Story i radhës

Mbahet sot procesi i Berlinit, Kosova pritet të nënshkruaj tri marrëveshje

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë