Ia kishin frikën klubet e mëdha ish jugosllave.
Sidomos kur ishte në formën e madhe, zor ndalej duke shënuar dhe shkatërruar ekipet në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Ky është Mensur Nexhipi, prej futbollistëve më të mirë në gjeneratën e artë të kapitenit Fadil Vokrri.
KF Prishtina 1985 – 1986: Nga e majta në këmbë: Fadil Vokrri, Rade Zallad, Rafet Prekazi, Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli, Xhevdet Muriqi. Nga e majta ulur: Mensue Nexhipi, Zoran Batroviq, Shefqet Sinani, Fadil Muriqi dhe Sahit Kelmendi.
Nexhipit kur ia donte Prishtina shkëlqente dhe dërrmonte kundërshtarët.
Edhe sot është në kujtesën e dashamirëve të futbollit në Kosovë e gjetiu.
Ende është e freskët kur me një gol dhe një penallti që nxori pikërisht me 1 dhjetor të vitit 1985 e mposhtën Cërvena Zvezdën e Beogradit, me rezultat 2.1, sa që edhe Dragan Xhajiqi nga sikleti nuk i zihej vendi vend në pankinë si përfaqësues i klubit beogradas.
Nexhipi ishte specialist për t’i shënuar Rijëkës, Sutjekës, madje nuk harrohet kurrë goli kundër Dinamos së Vinkovcit në fitoren me rezultat 3:2.
Cila është e veçanta e ditës së sotme për Nexhipin?
Sot ka datëlindjen dhe ka fituar edhe statusin e pensionistit. Ka rrumbullakë 65 vjeç. Një legjendë që edhe sot është në zemrat e dashamirëve të vjetër.
Nexhipi tetë vite ka bartur fanellën e klubit Prishtina që në. vitet 80-ta ishte sinonim i shqiptarëve.
Prishtina – Cërvena Zvezda 2:1 (2:0)
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Gjyqtar: Enver Shariq.
Shënues: Nexhipi (6’) e Batroviçi (19’-nga penalltia – Elsner (57’).
Prishtina: Rade Zalladi, Xhevdet Muriqi, Faton Domi, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviqi, Mensur Nexhipi, Favzi Rama (Kujtim Shala), Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.
Cërvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, Boshko Gjurovski, Musemiq, Millojeviq dhe Gjuroviq.