Himarë, katër turist nga Kosova pësojnë djegie, pas shpërthimit që ndodhi në skafin që lundronin

1 minut lexim

Katër kosovarë kanë pësuar djegie të lehta derisa ishin për pushime në Himarë të Shqipërisë.

Kjo pasi ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë derisa ata ishin në skaf duke lundruar në det.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e vakuumit dhe nxehtësisë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një ditë e veçantë për Mensur Nexhipin, që dikur shkatërronte Cërvena Zcezdën dhe Dragan Xhajiqit nuk i zihej vend 

Story i radhës

2 mijë e 352 fëmijë linden në qershor, dominojnë meshkujt

Të fundit nga