Të hapësh lajmet dhe të dëgjosh se si një vajzë e vogël,një fëmijë i pambrojtur të bie preh e disa burrave jonjerëzor ,pa pikë morali është lajm i trishtë . Më vjen shumë keq që jetojmë në një kohë kur fëmijët tanë,vajzat dhe gratë e vendit tonë janë të rrezikuara të ecin rrugës tyre në vendin e tyre.
Një vend që supozohet ku çdo njeri të jetë i barabartë, dhunohen fizikisht, seksualisht, psikologjikisht, gratë, vajzat e tani rriten numra edhe të fëmijëve të vegjël.
Si një grua, vajzë ju lutem, ndaloni idiotsitë e ndarjes gjinore se “ti je vajzë e ai djalë”, edukoni djemtë tuaj, mos të jetë prehë nesër një vajzë tjetër, një fëmijë tjetër, një grua tjetër, e disa djemëve dhe burrave pa asnjë pikë edukate, me plotë kuptimin e fjalës.
Një dhunim i çfardo forme të jetë, nuk ka arsyetim, nuk ka logjikë, e aq më pak të ketë lëshime, por të dënohen në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Po shihet së shoqëria është në krizë edhe të moralit, por edhe në krizë psikologjike. Kërkohet një punë shumë më përkushtuese e institucioneve relevante, që te evitohen dukuritë e tilla të amoralitetit, si rast i vajzës të mitur në Prishtinë.
Autorja është Psikologe klinke