Një delegacioni kuvendor në Forumin Transatlantik të AP të NATO-s

December 5, 2022
1 minut lexim

Shkup, 5 dhjetor – Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të marrë pjesë në Forumin Transatlantik, i cili mbahet nga 4 deri më 8 dhjetor 2022 në Uashington, SHBA.

 

Në takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, marrin pjesë delegacionet nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe delegacionet nga parlamentet e vendeve të asocimit. Do të marrë pjesë i gjithë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Arta Bilalli Zendeli, shefe dhe anëtarët Ilija Nikollovski dhe Antonio Milloshoski.

Siç thuhet në kumtesë, ky lloj evenimenti, i cili mbahet në format të mbyllur, mundëson shkëmbimin e mendimeve me përfaqësuesit e lartë të autoriteteve amerikane dhe ekspertëve të shquar mbi prioritetet kryesore të politikës së jashtme të SHBA-së në kontekst të qëllimeve dhe aktiviteteve të NATO-s.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë duhet t’u mësoni fëmijëve për dashurinë?

Story i radhës

LSDM: Mickoski qëndron pas bllokadës, çmimin e paguajnë qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë