Një delegacion i Kuvendit të Kosovës vizitë zyrtare në Türkiye

December 23, 2022
1 minut lexim

Një delegacion i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Türkiye i kryesuar nga kryetari i grupit Enis Kervan ka zhvilluar një vizitë në Türkiye, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Dhoma e Tregtisë Ankara (ATO), kreu i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Türkiye, Kervan si dhe delegacioni shoqërues kanë vizituar kreun e ATO-s, Gürsel Baran.

Baran, duke folur në takim, tha se Türkiye dhe Kosova kanë lidhje historike dhe kulturore si dhe vlera të përbashkëta, duke theksuar se popujt e të dyja vendeve me qindra vite kanë jetuar së bashku në paqe dhe vëllazëri.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi shumëdimensional që do të sigurohet mes Türkiye-s dhe Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin dhe mirëqenien e Ballkanit

“Mes Türkiye-s dhe Kosovës zbatohen dispozitat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që nga 1 shtator 2019. Por, nëse i shohim të dhënat, afërsia mes dy vendeve nuk është pasqyruar mjaftueshëm në shifrat e tregtisë dhe vërejmë se tregtia ka mbetur nën 1 miliard dollarë. Marrëdhëniet e afërta mes dy vendeve duhet t’i reflektojmë edhe në shifrat e tregtisë”, tha Baran.

Ai tha se në mesin e propozimeve gjatë takimit të tij me drejtuesit e lartë të THY-së, ka qenë edhe fluturimi direkt Ankara-Prishtinë, duke theksuar se një fluturim direkt mes Türkiye-s dhe Kosovës do të kishte zhvilluar edhe tregtinë.

Kervan tha se dëshirojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Prishtinës dhe i ftoi investitorët e kryeqyteti turk në Kosovë.

Ai propozoi një takim të përbashkët me pjesëmarrjen edhe të institucioneve shtetërore, dhomave të tregtisë dhe biznesmenëve.

Sipas tij, në Kosovë ka një boshllëk sa i përket sektorit të shëndetësisë, duke shtuar se Ankaraja me spitalet dhe institucionet shëndetësore është një qendër e rëndësishme në sektorin e shëndetësisë dhe se dëshirojnë të krijojnë kontakte lidhur me këtë sferë mes Kosovës dhe Ankarasë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gazi Babë

Story i radhës

Të rinjtë e LDK-së punojnë piktura për nder të shënimit të 33-vjetorit të themelimit

Të fundit nga

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë