Një deklaratë e Sllavevskit zbulon hipkrizinë e VMRO-së

October 28, 2022
1 minut lexim

Një deklaratë, e thënë ashtu pa sherr dhe në çaste sinqeriteti, qetë dhe pa shumë dramë, shpërfaq gjithë vrazhdësinë e makiavelizmit politik të VMRO-DPMNE-së.

Çka do të thoshit për këtë deklaratë: “Unë e dija se Jakimovski është kriminel, por e kemi në koalicion, çka mund të bëj?”!

Këtë e ka thënë Trajko Sllavevski, ish-minstri i financave në qeverinë e Gruevskit dhe tash kryetar i Këshillit të Qyetit të Shkupit.

Ai ka sqaruar për emisionin “Në qendër” se ka ditur për aktivitetet kriminale të kryetrit të Komunës së Karposhit që para zgjedhjeve, por nuk ka mundur ta refuzojë përkrahjen e GROM-it të Jakimovskit në zgjedhjet lokale.

Faleminderit, Sllavevski, e kuptuam filosofinë politike të VMRO-së!

Ju që nuk leni dy gurë bashkë për të kritikuar qeverinë, me bazë e pa bazë, po na tregoni se vetë jeni të gatshëm të bashkëpunoni edhe me dreqin vetëm që të vini në pushtet.

Domethënë, nuk iu pengon fare të jeni në koalicion me dikë që ju “dini” që ka bërë vepra kundër ligjit që më herët. Ky është morali juaj, domethënë?

Këtë përrallë mirë që na e tregoni. U pa edhe kur u prishët me kryetaren e Shkupit, Danellën, të cilës i thurnit elozhe dera para pak kohësh, por pastaj përpoqët ta nxini e baltosni sa më keq! Edhe Stevçe Jakimovskin po na e “zbuloni” se paska qenë i korruptuar e hajn, por pasi ai ua ktheu shpinën! Ta kishit bërë më parë, do t’u besonim, por kështu, tregon qartë se kur dikush bashkëpunon në interes tuajin, nuk thoni një fjalë të vogël kundër, e nëse ai iu shkel hijen, bëni çmos kundër.

Ky është morali që po na e shisni?!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përfundon operacioni i lojtarit të Serie A, mësohet gjendja e tij!    

Story i radhës

Nga rastet më të rralla në botë, çifti nga Puka me probleme gjenetike lind fëmijë të shëndetshëm

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë