Një defetizëm i tepruar, me përmasa linçuese

min lexim

Në emisionin “Debat plus” me mysafirin Florin Krasniqi dhe analistët e “rastësishëm” apo jo, shkohej aq larg sa që, po mos të isha këtu në SHBA gati 32 vite, do të mendoja se, ose nuk paskam parë, dëgjuar e lëre më i përfshirë në aktivitetet lobiste si anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane gjatë gjithë kësaj periudhe apo, siç e quajmë ne me krenari, Lobi Shqiptar i themeluar qysh nga viti 1989 nga ish Kongresisti me origjinë shqiptare nga trungu Arbëresh. Nga ai trung i pjesës së Kalabrisë, i banuar nga ata qysh nga viti 1443 kur Mbreti i Napolit, Alfonso i kërkoi ndihmë Gjergj Kastriotit Skënderbeut për të luftuar kundër rebelëve francez, i cili iu përgjigj me 4000 ushtarë, të cilët luftuan dhe korrën fitore, e në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, ua caktoi Kalabrinë me rrethinë, ku sot gjinden mbi 58 fshatra, në mesin e tyre edhe fshati Greçi, vendlindja e babait të Joe DioGuardit, e që nuk u ndal vetëm me kaq, por edhe duke e caktuar Kryeministrin e parë shqiptar.

2000 ushtarë u kthyen në Shqipëri, ndërsa 2000 të tjerë mbetën aty përgjithmonë ku sot e asaj dite, ekzistojnë familjet e tyre që gjinden në ato troje.

Lobit Shqiptar, vullnetarisht iu bashkëngjit dhe zonja, Sherley Cloys-DioGuardi që nga viti 1994, i vetmi i regjistruar në Uashington DC zyrtarisht për lobim në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të përmbi 750 mijë shqiptarëve në Amerikë dhe mbi 7 milionë shqiptarëve në Ballkan, Dardani (Kosovë), Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Dardani (Kosovën) Lindore dhe për Çamërinë.

Lobi Shqiptar është organizatë jo profitabile, jo partiake por, siç edhe është i emërtuar: Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pra, në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Prandaj, duke iu falënderuar zotit DioGuardi, Dardania (Kosova) për të cilën as që kishin patur ndonjëherë njohuri duke e kërkuar edhe në hartën gjeografike një vend i vogël, por me rëndësi të madhe gjeopolitike e gjeostrategjike, i mbajtur me dhunë dhe i diskriminuar nën ish Jugosllavi-Serbi.

Unë, nuk mendoj se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin kritik sipas asaj që unë kam njohuri, por, SHBA-të si kurrë më parë janë fokusuar në përfundimin e dialogut me Serbinë me njohje reciproke, me gjithë angazhimet dhe prioritetet tjera ndërkombëtare, e që është hera e parë kur Presidenti Biden, publikisht i drejtohet Vuçiqit në mënyrë pothuajse ultimative rreth njohjes së Dardanisë sepse, si njohës i mirë i ish-Jugosllavisë-Serbisë dhe politikave të sajë qysh kur ishte në cilësinë e senatorit dhe njëherit, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan, i cili me përkrahjen e pa rezervë ndaj Lobit Shqiptar për 30 vite, ishte krucial sepse, u bindën kolegët e tij, brenda 100 senatorëve dhe 435 Kongresmenëve se, shqiptarët janë popull paqësor, se janë të diskriminuar, vrarë e masakruar deri në gjenocid nga regjimi i Millosheviqit, të rrezikuar deri në tentim eliminimi dhe përzënien nga tokat autoktone shekullore të tyre.

Opinioni i gjerë shqiptar, e ka pasur rastin të vërtetohet rreth kësaj për çka, Lobi Shqiptar i ka ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për gjithë atë që e ka bërë.

Me ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, u hap shpresa se çështja shqiptare dhe ajo dardane, do të jetë në agjendën prioritare në kuadër të shteteve të Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi.

Për fatin tonë dhe duke iu falënderuar çiftit DioGuardi, Joe e Sherley DioGuardi, qysh në shtator të vitit të kaluar, u vun kontaktet me një senator, demokrat nga Neë Jersey, Bob Menendez i cili gjendet po në të njëjtin post të cilin e ushtronte Presidenti Biden si Senator, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, i cili, qysh në fillim dha sinjale të sigurta se do ta vazhdoj politikën e Presidentit Biden duke iu përkushtuar çështjes shqiptare në përgjithësi, asaj dardane (kosovare) dhe, të çështjes së Dardanisë (Kosovës) lindore i cili, publikisht dhe në mënyrë decidive kur e ngritëm çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç e kërkon Serbia, me kompetenca ekzekutive, Bob Menendez u deklarua haptazi se, do të ishte diçka e keqe dhe e papranueshme.

Këtë e bëri të qartë me 26 shtator të vitit 2021 në takimin, të cilin Lobi Shqiptar e organizoi në përkrahje të tij duke mbledhur fonde për zgjedhjet e ardhshme, me ç’rast, bashkatdhetarët tanë treguan një gatishmëri duke iu përgjigjur Lobit Shqiptar në përkrahje të Senatorit Bob Menendez.

Në një dëgjim (hiring) i organizuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar si i dërguar special rreth bisedimeve me Serbinë, senatori Bob Menendez, duke iu drejtuar publikisht në seancën dëgjimore, ia shtroi pyetjen direkte se, a mendoni se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të pranohet me kompetenca ekzekutive dhe, a jeni ju zotërinj të mendimit dhe pëlqimit që në kuadër të Republikës së Dardanisë (Kosovës) të krijohet një Republikë Serbe, për neve, një kancer i pashëruar në Republikën e Dardanisë (Kosovës).

Edhe ai u shpreh se një gjë e tillë nuk është e paraparë, prandaj, nuk mund te lejojmë defunksionalizimin e shtetit.

Albin Kurti e zhvilloi një vizitë të gjatë në SHBA, më parë të paralajmëruar edhe për kohëzgjatjen edhe për itinerarin, në të cilin nuk parashihej takimi me institucione të larta sepse, më shumë ishte i përqendruar në sistemet dhe kompanitë e mëdhaja me qëllimet e nxitjes së investimeve e posaçërisht në MCCI, rreth energjisë krizë me të cilën po ballafaqohet Dardania si shumë shtete tjera.

Megjithatë, kjo vizitë, dha rezultate ku u miratuan 276 milionë dollarë amerikan me destinim të shfrytëzimit të tyre për nevojat imediate por, sipas asaj që Dardanisë i duhet pa ngutim se, si dhe kur do ti përdorë.

Kryeministri Albin Kurti, edhe në një shkrim timin shumë më herët e kam cekë se, nuk do të ketë takim, në Shtëpinë e Bardhë sepse, as nuk ishte momenti e as që duhej të ndodhte vetëm sa për sy e faqe apo, për foto dhe me atë të ndahemi të kënaqur.

Takimet serioze me tema të rëndësishme, nuk zhvillohen ad-hok. Kjo, do të ndodhë kur të vijë momenti për marrjen e vendimeve të rëndësishme, sikur marrëveshja përfundimtare me Serbinë me njohje reciproke. Fokusimi është në nivelin më të lartë dhe serioz.

Okupim rus ndaj Ukrainës, e ka vështirësuar çdo lloj takimi me organet tjera sepse, çështje prioritare ishte situata e krijuar dhe, me gjithë gatishmërinë që një gjë e tillë të ndodhë në kushtet normale relaksuese, kjo, kësohere ishte e vështirë për shkak të agjendave të ngjeshura, siç ishte rasti i takimit me Nënpresidenten, Kamalla Haris, por që nuk u realizua. E arsyeshme dhe e kuptueshme.

Megjithatë, ai takoi kongresmen e senator, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, në ambientet ndihmëse të Shtëpisë së Bardhë, në fund apo në krye të shkallëve, ajo është çështje irelevante dhe, kjo nuk do të, thotë se Albin Kurti është në marrëdhënie të “acaruara” me SHBA-të.

Megjithaë, ambasadori Ilir Dugolli, u pranua në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Biden qe i bie se, ai aty ishte në emër të shtetit dhe, me siguri se Presidentit Biden i ka dhënë porosit dhe garancitë të kryeministrit Kurti për ecuritë politike në koordinim me SHBA-të.

Nëse konsiderohet “ftohje” e marrëdhënieve më SHBA-t pas puçit politik të Trump-Grenel, kur u rrëzua Albin Kurti i cili, siç e din opinioni shqiptar se nuk e pranoj kërkesën e Thaçit që t’i marrin disa këmisha e kravata e ta përfundojnë këtë problem, ndoshta do të ishte e kuptueshme sepse, Albini, nuk e pranoi një koncesion të tillë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ama, u kthye me një përkrahje që askush nuk mund ta imagjinonte në një atmosferë të krijuar nga kundërshtarët e tij.

Kjo i kushtoi sepse, megjithatë ishin rreziqet edhe të ndarjes, anipse Grenell thoshte se ai asgjë nuk ka pa në tavolinë (duke përdorë lojë fjalësh, pa e cekur çka kishte në sirtar), ku ish Këshilltari i Presidentit Trump, John Bollton, në një mënyrë e vërtetoi edhe në librin e tij, “ Aty ku ndodhi”, se ka ekzistua tema e ndarjes. Opinioni shqiptar i cili në cilësinë e ambasadorit të SHBA-ve pran OKB-së, në atë kohë, ishte kundër pavarësisë së Dardanisë (Kosovës).

Por, Albin Kurti, në një mënyrë, e “rrëzoi” Grenellin, i cili nuk e mbajti premtimin e dhënë Thaçit se do të amnistohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, i cili ishte i zëshëm rreth votimit të kësaj gjykate kur deklaronte, ai që nuk e voton Gjykatën Speciale, është kundër interesave të Dardanisë (Kosovës).

Tani, përmes opozitës po tenton edhe pse në Hagë, të zhbëhet po kjo gjykatë.

Kush është fajtor pse nuk u themelua gjykata për krime të supozuara brenda shtetit e jo të na imponohet nga jashtë.

Unë, vërtetë jam thjesht i befasuar me deklaratat e zotit Krasniqi, tani, edhe anëtar i Bordit i cili, duhet ta ketë në dijeni se, Lobi Shqiptar zyrtarisht e publikisht e ka përkrahur vullnetin e popullit të shprehur në mënyrë plebishitare rreth udhëheqjes së re, si rezultat i keqqeverisjes, hajnisë, pasurimeve enorme të jashtëligjshme, akuza për krime ndaj shqiptarëve, vrasjet e oponentëve politik, marrja e pushtetit me dhunë etj.

Prandaj, përpos përkrahjes për ndryshim e që ishte esenciale, sovrani tregoi edhe admirim ndaj individëve si, Presidentja, zonja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe, Kryeministri Albin Kurti, me një fitore plebishitare mbi 50.2% për herë të parë.

Jam vërtetë i befasuar se, çfarë kampanje linçuese ushtrohet ndaj zotit Kurti,i cili, si askush më parë nuk ka ndërmarrë hapa të guximshëm rreth luftimit të, krimit, korrupsionit dhe pasurimit të jashtëligjshëm sepse, udhëheqja, e cila erdhi në pushtet ashtu siç edhe e ceka, e filloi mbrapsht: që nga falja e traktorëve deri te falja territoreve.

Më vjen keq por, zoti Krasniqi, me apo pa qëllim, u fut në kuadër të kolonës së 5-stë e cila, duke u rreshtuar në linjën e Vuçiqit, Ramës, Ali Ahmetit, Grenellit, i cili, tani edhe publikisht u deklarua se, nuk duhet të kërkohet njohja nga Serbia dhe KFOR-i të tërhiqet nga Dardania (Kosova).

Krejt kjo luftë jo parimore e opozitës përmes akteve linçuese, është se, nëse vazhdohet me ndryshimet në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, ajo pjesë e cila është e dyshimtë, mundet shumë lehtë dhe me të drejtë të gjinden para drejtësisë.

Hajnat, të korruptuarit, të pasuruarit enorm e jashtëligjshëm, nuk mund t’i luftojnë këto dukuri.

Aferat korruptive “ Pronto” në sy të opinionit, vjedhjet në Dhomat e dëshmive, dorëzimi i shtetasve turk azilkërkues sipas Konventave Ndërkombëtare, u kthyen në kundërshtim të këtyre Konventave në gojën e ujkut, shtetit turk thjesht duke i marrë shtetasit e tyre duke e cenuar sovranitetin e shtetit të Dardanisë, në aeroportin “Adem Jashari” me aeroplanët e tyre i nxorën dhe u kthyen në burg.

Jam tmerrësisht i befasuar nga deklarata e zotit Krasniqi se, po që se Albin Kurti ishte i guximshëm, ai, vizitën e parë duhet ta bënte në Beograd duke ia shtrirë dorën Serbisë, duke u thënë se, më keni burgos, rrahur e maltretuar, pra duke i harruar gjenocidin dhe të gjithë atë që Serbi ia bëri shqiptarëve të Dardanisë, t’i kërkojë të bëjë paqe?!.

Shokante dhe jashtë çdo norme kombëtare, kur për një moment i harron të gjitha ato viktima, vrasje, masakra e gjenocid, që i bie se, mu ashtu siç deklaronte Edvin Kristaq Rama, se duhet harruar të kaluarën për ta ndërtuar të ardhmen.

As kjo deklaratë e tij nuk është befasuese kur e pengonte Parlamentin me e nxjerrë Rezolutën për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

Një rreshtim kaq i ngjeshur kundër një kryeministri, i cili, nuk akuzohet me ato akuza me të cilat akuzohet opozita, posaçërisht për partitë të dala nga, lufta, vërtetë është e rëndë dhe çon ujë në mullirin e Serbisë.

Përshkrimin të cilin e bëri zoti Krasniqi rreth udhëtimit të tij drejt Amerikës me aeroplan si njeri i futur në “no fly list”, i bie se njerëz të atillë janë të rrezikshëm për, Amerikën dhe njerizimin, përshkrim të cilin mund t’i referohet grupeve dhe individëve terrorist, ngjashëm me ata të cilët i sulmuan kullat binjake në Manhatan me 11 shtator ku humben jetën mbi 3000 njerëz.

Një akuzë të tillë, në këto momente nuk do ta bëja kur po zhvillohen bisedimet me Serbinë, përmes angazhimit të SHBA-ve si kurrë më parë që, nëse ekzistojnë faktet, befasohem se si Amerika nuk e ka shpallë person non grata dhe se si një njeriu të tillë i lejohet të hyjë në aeroplan dhe t’i rrezikojë udhëtarët tjerë.

Dhe, kryesorja, si ka mundur Amerika të heshtë për një njeri të tillë, i cili duhet ta marr ekzekutivin e Dardanisë, kur dihet se është vepër amerikane. Pra, fëmiu i Amerikës.

Shpresoj që, Qeveria të kërkojë hetime nga shërbimet inteligjente amerikane të cilat, në raste të këtilla bëjnë raporte dhe ruhen në arkivat e tyre. Kjo gjë bëhet me shumë lehtësi dhe vërtetë duhet të sqarohet sepse, nuk do ta përkrahja një kryeministër të “dyshimtë” me akuza kaq të rënda.

Kjo, duhet të jetë punë e organeve shtetërore të inteligjencës dhe të tjerave që për hirë të së vërtetës opinioni të informohet zyrtarisht.

Prandaj, kolona e 5-stë është në vlugun e sajë të destruktivitetit, duke i përfshirë edhe disa mjete të informimit, dhe atyre televizive me llojlloj (b)analistë, të cilët sikur televizionet ashtu edhe financohen nga burime të dyshimta që i tejkalojnë të gjitha rregullat normale duket me përmasa linçuese.

Kjo kampanjë me sloganin: “të gjithë kundër Qeverisë dhe Albinit”, sa po më duket, më shumë po e rritë përkrahjen në popull sikur u vërtetua edhe në sondazhin, të cilin e paraqiti moderatori ku, LVV-ja, doli e para me 66%, krahasuar me partitë tjera parlamentare.

Për të analizuar krejt ajo që u tha çka s’u tha, do të duhej një vështrim shumë më i gjerë por, mos të harrojmë se, inati, është zanat i keq.

 

New York

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konferenca e Parë Ndërqeveritare, zbulohen 25 negociatorët që do ulen nesër në tryezë me BE-në

Story i radhës

Greqia proteston ndaj Serbisë dhe Ukrainës lidhur me rrëzimin e avionit me pajisje ushtarake

Të fundit nga