Një copë Dibër po e prekim në Staten Island

min lexim

“Java Kulturore Shqiptare në SHBA” nën organizimin e ITShKSh-së, filloi mbrëmë në Shoqatën Atdhetare “Dibra” në Staten Island të Nju Jorkut, aty ku shqiptaria dhe bujaria bëhen bashkë.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, shpalosi veprimtarinë hulumtuese e botuese, si një
tregues që dëshmon se kujdesi ynë institucional është i orientuar në zgjerimin dhe thellimin
e njohurive mbi pasurinë kulturore e shpirtërore të mërgatës sonë këtu në Amerikë, ku
dibranët luajnë një rol tepër të rëndësishëm. “Ne si Institut shumë shpejt do të zyrtarizojmë edhe Departamentin e Mërgatës, i cili në fokus do të ketë edhe këtë degë të gjallë të gjakut tonë në Amerikë. Prandaj edhe “Java e kulturës shqiptare në SHBA” që po starton këtu në Shoqatën Atdhetare Dibra në Staten Island, është një ogur i mire për gjithë neve, sepse tash e tutje bashkëpunimi ynë do të vendoset në korniza institucionale, ku nuk do të mungojnë ngjarjet, idetë e projektet me interes të përbashkët”, tha Asani.
Me këtë rast u promovuan edhe një pjesë e veprave të Institutit, në mesin e të cilave edhe
libri monografik “Said Najdeni – Hoxhë Voka / Hafiz Sherif Langu”, të autorit nga Dibra
Mahmud Hysa, botuar nga ITShKSh.
Në këtë takim me kryetarin Dashnor Miftari dhe bordin e shoqatës së dibranëve, nuk
mungoi edhe interesimi për punën e institutit tonë. Ata u shprehën të gatshëm për të
ndihmuar çdo nismë të mbarë kulturore e shkencore që është në interes të komunitetit.
Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura,
sikurse edhe studiuesit Zeqirija Ibrahimi, Sefer Tahiri e Sevdail Demiri – kryetar i Këshillit të Institutit.
Ditët në vazhdim, në program janë edhe aktivitete e promovime në qendra tjera të
komunitetit shqiptar në SHBA.

Marketing

Story i mëparshëm

Pos mobilizimit të rezervistëve, çka tha tjetër Putini?

Story i radhës

Osmani – Rinkeviç: RMV mbetet e përkushtuar në agjendën e reformave për rrjedhën pa pengesa të negociatave për anëtarësim me BE

Të fundit nga