Një burrë hodhi shishe me benzinë në qendrën e Forcave Kufitare britanike dhe më pas kreu vetëvrasje

October 30, 2022
1 minut lexim

Një burrë hodhi shishe me benzinë të bashkangjitur me fishekzjarre në një qendër të emigrantëve në portin jugor anglez të Dover dhe më pas vrau veten.

Sulmuesi, një burrë i bardhë, erdhi në qendër me një automjet sportiv të bardhë SEAT. Ai doli dhe hodhi tre shishe me benzinë, njëra prej të cilave nuk shpërtheu, raporton reuters.

Më pas shkoi me veturë në një pikë karburanti aty pranë, lidhi një lak të improvizuar rreth qafës së tij dhe kreu vetëvrasje.

“Oficerët konstatuan se dy deri në tre pajisje ndezëse ishin hedhur në një ambient të imigracionit të Home Office”, njoftoi Policia e Kent.

Videoja e postuar në mediat sociale nga një gazetar i GB News tregoi stafin duke shuar një zjarr të vogël në murin e jashtëm të qendrës.

Sulmi vjen në mes të një debati politik shumë të ngarkuar për imigracionin në Britani të Madhe.

Numri i njerëzve që tentonin kalimin e rrezikshëm mbi Kanalin për të hyrë në Britani është rritur ndjeshëm. Qeveria po përballet me kritika nga disa anë se kontrollet kufitare janë shumë të dobëta, ndërsa organizatat bamirëse dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se azilkërkuesit po trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Nuk kemi folur për ndryshimin e ministrave

Story i radhës

(VIDEO) Mickoski në Bullgari: Vijmë nga Maqedonia, flasim maqedonisht!

Të fundit nga

ShkoLartë