“Një biznesmen i fuqishëm”, gazetarja zbulon me kë kishte konflikt të madh Ervis Martinaj

1 minut lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me misterin mbi zhdukjen e Ervis Martinajt.

Ajo tha në “Opinion” se Martinaj kishte shumë armiq të tjerë krahas Ervis Matës, grupit të Elvis Doçit të vrarë, klanit Duka, Indrit Dokles.

Sipas saj, Martinaj kishte patur konflikte të forta me një biznesmen shumë të fuqishëm, i cili po ndërton vila në Gjirin e Lalzit.

“Ka patur konflikte të forta edhe me një biznesmen të fuqishëm që po ndërton vila në Gjirin e Lalzit. Kanë patur probleme parash që Martinaj ia ka dhënë atij dhe më pas nuk janë marrë vesh. Pastaj u tha se do t’i jepnin vila”, tha Lala.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqia punëson 20,000 mësues të rinj përpara vitit të ri shkollor

Story i radhës

A duhet të heqim dorë nga make up-i herë pas here?

Të fundit nga