Basketbollisti De Angelo Stewart përforcon Ponte Prizrenin.
Kryetrajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, synon të kompletojë dhe shtojë konkurrencën në ekip.
“De Angelo Stewart- (magjistari) në Ponte Prizreni.
Ditët sa po afrohen pran fillimit të kampionatit ekipi jonë po konsolidohet.
De Angelo Stewart është përforcimi i radhës nga SHBA.
27 – vjeçari i gjatë 196 cm, karrierën e ka filluar në NCAA1, për të vazhduar në 🇬🇪 Gjeorgji e Portugali.
Së fundi ishte pjesë e skuadrës Guimares në Superligën portugeze ku luajti me mesatare prej 10.55 pikëve dhe me efikasitet 43%.
Magjistari 🪄specialitet i tij janë loja e shpejtë dhe gjuajtja nga distanca”, njofton KB Ponte Prizrenit.