Nisen 3 anije të tjera nga Ukraina që transportojnë misër

August 5, 2022
1 minut lexim

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se nga Ukraina janë nisur edhe tri anije me flamur të Panamasë, Maltës dhe Turqisë që transportojnë misër.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se nga porti i Odesës është nisur anija “Navistar” me flamur të Panamasë e ngarkuar me 33 mijë tonë misër dhe e cila do të shkojë nga Ukraina në Irlandë. Anija do të inspektohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit në veri të Stambollit.

Anija e dytë është nisur nga porti Chernomorsk me 13 mijë tonë misër për në Britani të Madhe. Po ashtu edhe lundrimi i anijes “Rojen” me flamur të Maltës po monitorohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.

Anija ma flamur turk “Polarnet” që ndodhej në pritje në portin Chernomorsk të Ukrainës u nis për në rajonin turk Karasu. Anija është ngarkuar me 12 mijë tonë misër dhe para se të mbërrijë në Karasu do t’i nënshtrohet inspektimit nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit në veri të Istanbulit.

Bëhet e ditur se nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit ka filluar inspektimi për anijen pa ngarkesë “Fulmar S” me flamur të Barbadosit e cila është ankoruar në veri të Istanbulit për të shkuar drejt portit Chernomorsk për t’u ngarkuar me drithë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nottingham Forest pranë mesfushorit të Wolves

Story i radhës

Pse ëndërrojnë rrëzimin e qeverisë, Kurti 2?

Të fundit nga

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë. Postimi i plotë: Asambleisti i PDK’së

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe
ShkoLartë