nis sot samiti be ballkani perendimor ne tivat 6a226353b5f11

Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat

June 5, 2026
1 minut lexim

Në Tivat të Malit të Zi nis sot punimet Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderë të vendeve të rajonit dhe përfaqësues të BE-së.

Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Sipas Presidencës, samiti do të fokusohet në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Planin e Rritjes së BE-së, si dhe çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Gjatë pjesëmarrjes së saj, Haxhiu pritet të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

italia drejt energjise berthamore dhoma e deputeteve miraton ligjin reaktoret e pare gati ne vitet 2034 2035 6a220fd4656f8
Lajmi i mëparshëm

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

operacion per goditjen e kultivimit te kanabisit ne kruje policia zbarkon ne zonat problematike 6a2263d01bf27
Lajmi i radhës

Operacion për goditjen e kultivimit të kanabisit në Krujë, policia “zbarkon” në zonat problematike

Të fundit nga

ShkoLartë