nis shperndarja e materialeve zgjedhore ne qarkun e korces per here te pare votojne edhe grate e denuara ne burgun e pojskes 681f319ff2237

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarkun e Korçës, për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

May 10, 2025
1 minut lexim

Në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Sipas kryetarit të KZAZ-së, Mandi Mekolli, ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec.

Një risi e këtyre zgjedhjeve është përfshirja për herë të parë në procesin e votimit e grave që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë.

Gjykata ka dhënë një vendim përkatës, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht pranë KZAZ-së për të mundësuar zbatimin e tij.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka filluar edhe në bashkinë e Maliqit, Devollit dhe Kolonjës. Sa i përket Bashkisë Korçë, po bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ e Fshatrave ndërsa në KZAZ e qytetit ende nuk ka nisur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

neser do te behet dezinsektim ne shkup 681f2c37caa61
Story i mëparshëm

Nesër do të bëhet dezinsektim në Shkup

vizita e costas ne ballkan te merkuren zbarkon ne kosove me ke do te takohet 681f3afd97c59
Story i radhës

Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

Të fundit nga

ShkoLartë