vizita e costas ne ballkan te merkuren zbarkon ne kosove me ke do te takohet 681f3afd97c59

Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

May 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Këshillit  Evropian, Antonio Costa, më 14 maj do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.

agjendën e publikuar një ditë më parë nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për media.

Konferenca me Osmanin mbahet nga ora 16:40, njofton Klankosova.tv.

Por në agjendë, askund nuk figuron se Costa do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Në kuadër të kësaj vizite në vendet ballkanike, Costa, stacion të parë do ta ketë Serbinë ku më 13 maj do të jetë në Beograd

Atje do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Duro Macut dhe me anëtarë të parlamentit atje, njofton Klankosova.tv.

Po atë ditë ai do të shkojë në Sarajevë ku do t’u drejtohet trupave të EUFOR-it Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të mërkurën, më 14 maj, Costa do të jetë në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Më pas ai do të vizitojë Kosovën për të takuar presidenten Vjosa Osmani. Të nesërmen, më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.

Kurse, të premten, më 16 maj, ai do të jetë bashkëorganizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.

Tema e këtij samiti është “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”.

Takimi do të përqendrohet në siguri dhe udhëheqësit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës, të ndjekura nga tre tryeza të rrumbullakëta tematike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nis shperndarja e materialeve zgjedhore ne qarkun e korces per here te pare votojne edhe grate e denuara ne burgun e pojskes 681f319ff2237
Story i mëparshëm

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarkun e Korçës, për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

do titullin me vllaznine 681f3eb9e02c6
Story i radhës

Do titullin me Vllazninë

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë