nis rrenimi prane zones ujore pacolli ndertimet e papergjegjshme nuk do ti tolerojme 6a8b86f31b1bb

Nis rrënimi pranë zonës ujore, Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme nuk do t’i tolerojmë

August 24, 2026
1 minut lexim

Deputetja Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me mbrojtjen e burimeve ujore në Kosovë, duke publikuar edhe pamje nga rrënimi i një objekti pranë një zone ujore.

Pacolli ka deklaruar se ujërat janë pasuri jetike dhe se mbrojtja e tyre duhet të jetë prioritet.

“Degradimet dhe ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë”, ka shkruar ajo.

Sipas Pacollit, Kosova ka mungesë të pasurive ujore, ndërsa ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të pasigurt të ardhmen e tyre.

Ajo ka theksuar se mbrojtja e ujërave është përgjegjësi qytetare, institucionale dhe kombëtare.

“Ato që i kemi sot duhet t’i ruajmë me kujdes, që t’ua lëmë edhe brezave që vijnë. Uji është jetë dhe do ta ruajmë si pasuri kombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Postimin ajo e ka shoqëruar me një video ku shihet një ekskavator duke rrënuar një objekt në afërsi të një sipërfaqeje ujore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apelacioni ka edhe kater dite pune per te vendosur per talir dhe nikola gruevskin me 31 gusht rasti vjetersohet 6a8b706cc993e
Lajmi i mëparshëm

Apelacioni ka edhe katër ditë pune për të vendosur për “Talir” dhe Nikola Gruevskin, më 31 Gusht rasti vjetërsohet

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë