Nis Ramazani, këto janë efektet shëndetësore të agjërimit

April 1, 2022
min lexim

Disa ekspertë thonë se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore dhe në përmirësimin e shëndetit mendor.

Ramazani, që nis më 2 prill, në shumicën e vendeve këtë vit, është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik. Ai përfshin agjërimin ndaj ushqimit, pijeve, duhanit dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, me shpresën se kjo do të çojë në një ‘takva’ më të madhe ose në ndërgjegjësim më të madh ndaj Zotit.

Myslimanët u urdhëruan që të agjërojnë gjatë Ramazanit më shumë se 1400 vjet më parë, grekët e lashtë e rekomandonin agjërimin për të shëruar trupin dhe sot disa shkencëtarë bëjnë thirrje për agjërim të modifikuar për përfitime fizike dhe mendore.

I njohur si ‘agjërimi jo i vazhdueshëm’, ky agjerim vjen në forma të ndryshme. Në disa raste kërkohet që të mos ushqehemi për 12, 16 apo 24 orë. Një formë tjetër na kërkon kufizim të kalorive dhe njihet si agjërimi 5:2, çka nënkupton ushqimin me 500 deri në 600 kalori për një periudhë prej 36 orësh, dy herë në javë.

“Ha, ndalo, ha”, një libër i publikuar nga Brad Pilon në vitin 2007, rekomandon agjërimin nga ushqimi për 24 orë njëherë ose dy në javë, duke u dhënë individëve lirinë për të vendosur se kur duhet të nisin dhe kur duhet të mbarojnë agjërimin.

Në vitin 2012, Michael Mosley publikoi një dokumentar dhe më pas një libër best-seller bazuar në konceptin e agjërimit 5:2.

“Në librin tim sugjeroj një formë agjërimi të ngjashme me atë që praktikojnë myslimanët gjatë Ramazanit. Përfitimet e provuara përfshijnë gjumë të përmirësuar dhe rrezik të reduktuar të disa llojeve të kancerit, në veçanti kancerit të gjirit”.

Ekspertët kanë zbuluar se kufizimi i ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të tilla shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës apo obeziteti, si dhe në përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor.

Duke mos konsumuar ushqim, trupi ynë është në gjendje të përqendrohet në largimin e toksinave, duke i dhënë sistemit tretës një moment qetësie.

Nutricionistja Claire Mahy tha për Al Jazeera: “Agjërimi i lejon zorrës që të pastrohet dhe të forcohet. Po ashtu agjërimi nxit një proces të quajtur autofagi, ku qelizat vetëpastrohen dhe largojnë pjesët e dëmtuara ose të rrezikshme”.

Shkencëtarët kanë gjetur po ashtu një lidhje mes dietës, shëndetit të zorrëve dhe mirëqenies mendore. Mosley thotë se agjërimi sjell lëshimin e BDNF-ve (faktorëve neurotrofikë) në tru.

“Kjo bën që të mbrohen qelizat e trurit dhe të reduktohet ankthi dhe depresioni. Po ashtu ulet rreziku për demencian,” thotë Mosley.

Shumë njerëz që e kanë provuar agjërimin kanë zbuluar se nëse bëhet siç duhet, i ka ndihmuar që të humbasin në peshë dhe të rifitojnë masën e humbur muskulore.

Por siç ndodh me çdo ndryshim të dietës apo stilit të jetesës, edhe agjërimi ka rreziqet e tij pasi nuk është i përshtatshëm për të gjithë.

Individët me probleme shëndetësore ose ata që po ndiqen nga mjekët duhet të konsultohen përpara se të nisin agjërimin në mënyrë që të monitorohen për efektet anësore.

“Agjërimi mund të sjellë nivele të ulëta të glukozës në gjak, që shkakton shtim të lodhjes dhe përqendrim të reduktuar”.

Islami shton se çdo humbje e qëndrueshme e peshës është e mundur vetëm me agjërimin e rregullt dhe se çdo humbje e peshës mund të ndryshojë me lehtësi sapo një individ i kthehet modelit të përditshëm të ushqimit.

“Sidoqoftë, përfitimet i tejkalojnë të këqijat. Në terma afagjatë, agjërimi, nëse bëhet siç duhet, mund të përmirësojë sistemin e tretjes dhe të rregullojë metabolizmin në përgjithësi”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Rahovec derbi për vend të tretë

Story i radhës

Scaloni: Shpresoj që në fund të jenë Argjentina dhe argjentinasit

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë