Ka nisur procesi i votimit për Kryetarin e ri zgjedhor të FRPD-së.
Në garë kandidojnë: Arnold Kariqi, Alesia Balliu, Artion Bajramaj, Barbara Doda,Besart Xhaferri dhe Mariglen Doçi.
Procesi votimit ka nisur në orën 8 të mëngjesit në selinë qendrore të PD në Skelë, Vlorë. Me të drejtë vote janë 550 antarë.
Në bashkitë Selenicë dhe Himarë janë me të drejtë vote 150 anëtar të rinj.
Ndërsa në Lushnje pritet të votojnë rreth 250 të rinj.
Sipas kreut të PD-së Sali Berisha, kjo garë është shumë e rëndësishme për këtë forcë politike.
Procesi do të zgjsë deri në orën 18:00 dhe është i ndarë sipas degëve të PD-së.